E Diel, 1 Nëntor 2026

KE financon studimin e fizibilitetit të hekurudhës shqiptare

31/03/2009  Më pas linja e hekurt mund të përfitojë investime në shuma të mëdha

Gjatë vitit të shkuar me Malin e Zi shkëmbimet e mallrave u 6-fishuan

DURRES- Shumë shpejt specialistë me përvojë ndërkombëtare do të nisin studimin e fizibilitetit për linjat hekurudhore shqiptare të linjës kombëtare parësore e dytësore. Studimi në fjalë që do të kushtojë disa mijëra dollarë është marrë përsipër të realizohet nga vet KE përmes një grupi pune. Pala shqiptare ka mundur të marrë besueshmërinë e komisionit ndërkombëtar për hekurudhat duke përfituar tashmë edhe studimin e rëndësishëm. “Në ndryshim nga vendet e Ballkanit, hekurudha shqiptare është vlerësuar pozitivisht nga KE-ja në drejtim të integrimit të sistemit hekurudhor”,-ka pohuar drejtori HSH sh. a Zamir Ramadani. Në përbërje të delegacionit ka qenë ambasadori KE H. Johan L. Uidhers, presidenti i grupit të punës dhe një nga personalitetet kyç në politikat e zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore evropiane Frank Jost si dhe Francois Begot e Elio Catoni. Ekspertët dhe autoritetet e huaja kanë inspektuar të gjithë linjën hekurudhore shqiptare nga Bajza deri në Pogradec si dhe janë ndaluar në disa stacione për të vëzhguar ecurinë e reformave të detyruara për palën shqiptare. Sipas drejtorit Ramadani, shërbimit hekurudhor shqiptar është i hapur pas kësaj vizite rruga për të përfituar kredi në shuma të mëdha për standardizimin e linjave dhe shërbimeve me ato të vendeve të zhvilluara. “Me përfundimin e studimit të fizibilitetit për ne si hekurudhë shqiptare do të nisë fazë e afrimit të kredive ndërkombëtare dhe shumë shpejt linjat tona, infrastruktura e shërbimit do të jenë të standardeve shumë të mira”,-ka pohuar drejtori Ramadani. Investimet edhe pas viteve ‘90 në hekurudhë kanë mundur të mbajnë në këmbë shërbimin në udhën e hekurt, ndërsa në dy vitet e fundit një sërë investimet kanë rritur ndjeshëm përpunimin e mallrave. Vetëm gjatë vitit kaloi në udhë hekurudhore është transportuar nga Mali i Zi apo për në Mal të Zi gati 6 herë më shumë mall.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›