Gjykata e Apelit çel zyrën e informimit
31/03/2009 Gjirokastër, me mbështetjen e OSBE-së dhe USAID-it. Flet në ceremoni ambasadori Uidhërs
GJIROKASTER- Me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe USAID-it, Gjykata e Apelit Gjirokastrës ka hapur në hënë zyrtarisht pranë këtij institucioni zyrën e informimit publik.
Informimi
Në ceremoninë përuruese ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, John L. Uidhërs, zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së, Renata Hermans, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA-së, Uidhërs, duke iu referuar ngritjes së zyrës së informimit publik, u shpreh se, ndërhyrje të tilla, megjithëse relativisht të vogla, janë ato që sjellin një ndryshim të vërtetë si në përjetimin real të publikut ashtu edhe në perceptimin për gjyqësorin.
“Është një privilegj i madh të jem këtu në këtë qytet historik, ku shpresoj që sot të hedhim një hap të vogël në historinë e madhe. Mendoj se po të hedhim një vështrim në të kaluarën e Gjirokastrës vëmë re se sa rol të rëndësishëm ka luajtur ky qytet në aspektin shoqëror, social dhe kulturor të Shqipërisë”, ka deklaruar Uidhërs.
“Kam pasur privilegjin të takoj një bir të nderuar të Gjirokastrës, z. Ismail Kadare dhe sot shoh se çfarë i ka dhënë frymëzimin veprave të tij të shquara dhe sigurisht po i referohem njërës prej novelave të mia të preferuara “Kronikë në gur”. Përfaqësuesi i SHBA-së në Shqipëri, ka theksuar se “Është një pjesë e gjyqësorit që është mjaft e rëndësishme dhe unë shpresoj që ne si ambasadë, së bashku me partnerët tanë të fuqishëm si OSBE, USAID do të ndihmojmë për ta lehtësuar këtë projekt që është sa i rëndësishëm aq edhe i domosdoshëm. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në një shoqëri, e cila përfshihet në demokracinë e vërtetë sesa sistemi gjyqësor”. Sipas tij, themeli i çdo shoqërie, jo vetëm i Shqipërisë, por edhe i shoqërisë amerikane, mbi të cilën duhet të bazohet sistemi i drejtësisë. Ky sistem siguron që shteti i së drejtës po realizohet dhe pa shtetin e së drejtës nuk ka demokraci. “Shteti i së drejtës e bën çdo individ të jetë në demokraci, e krijon dhe e filtron çdo shoqëri në demokraci. Ajo që mund të bëjmë ne për ta ndihmuar sistemin e drejtësisë, për të ndërtuar shtetin e së drejtës ishte hapja e zyrës së informacionit për publikun këtu në Gjirokastër. Do të jetë një qendër për të gjithë, duke filluar nga qytetarët e thjeshtë, administrata e gjykatësit. Mund ta vizitojnë duke kërkuar informacion mbi procedurat dhe gjithçka tjetër dhe duke bërë këtë ne shpresojmë se po japim praktikat që e bëjnë gjykatën më të fortë. Sistemi i drejtësisë duhet të ketë besimin e qytetarëve të shoqërisë dhe informacioni është themeli i këtij besimi”, ka përfunduar deklaratën e tij, zoti John L. Uidhers.