Policia kap dy fëmijë duke luajtur me kallashnikov
31/03/2009 I kishin gjetur në një bunker në Plazh
VLORE- Policia e Vlorës ka mundur të gjejë dhe bllokojë një armë luftarake të tipit kallashnikov dhe disa krehra me fishekë në duart e dy fëmijëve, të cilët e kishin gjetur në afërsi të plazhit të vjetër mes mbeturinave. Ndërsa është përpjekur të gjejë burimin se nga është gjetur ajo armë aty, ka qenë i habitshëm fakti, që kanë qenë disa fëmijë, të zonës dhe njëkohësisht nxënës të një shkolle 9-vjeçare që e kanë gjetur armën në një prej bunkerëve të kësaj zone anës detit. Pasi e kanë gjetur ata kanë luajtur për dy ditë rresht me të dhe ka qenë shkrepja e armës në plazh të vjetër, e cila ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit, të cilët janë dyndur ku u dëgjua arma pasi u dyshua për një ngjarje të mundshme pasi në vitet ‘97-‘98 kjo zonë ka qenë e njohur për ekzekutime. Surpriza ka qenë që në vend të ndonjë personazhi të rrezikshëm janë shfaqur dy fëmijët, të cilët kishin kapur armën njëri në një anë dhe tjetri në tjetrën me mendimin se do ta çonin për të shitur për hekur. Menjëherë arma është sekuestruar dhe fëmijët janë marrë në pyetje për prejardhjen e saj por dëshmia e tyre nuk i ka ndihmuar shumë pasi sipas tyre ata e kishin gjetur në një bunker të fshehur. Vitin e shkuar u përfol mjaft mbi armët e hedhura apo të fshehura, të cilat si në rastin e mësipërm kanë rënë dhe në duart e fëmijëve duke i lënë të gjymtuar apo duke u marrë jetën shumë prej tyre.