Bregu: Hyrja në fuqi e MSA-së, etapë e re Shqipëri-BE

Ministria e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh në një konferencë për shtyp se me skadimin e marrëveshjes së përkoheshme, nesër do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sipas saj hyrja në fuqi e MSA-së është edhe fillimi i një etape të re mes Shqipërisë dhe BE-së. Gjithashtu Bregu u shpreh se duke filluar që nesër do të ketë një lëvizje të lirë të mallrave dhe punonjësve që janë të punësuar ligjërisht në vende të BE-së duke pasur të njëjtat aksese me qytetarët e vendeve të tjera. Bregu gjithashtu shtoi se hyrja në fuqi e MSA-së kërkon edhe ngritje e strukturave të reja me një nivel më të lartë prandaj janë krijuar 7 nënkomitet dhe grupe pune për të shqyrtuar marrëveshjen. Ndërsa për hyrje e vendit në NATO, Ministria e Integrimit u shpreh se po plotësohet një ëndërr e shqiptarëve.