E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria, padrejtesi mbi biznesin e vogel

Kryetari socialist, Edi Rama, akuzon qeverine se ka vepruar padrejtesisht me biznesin e vogel, duke i vendosur tatimin mbi fitimin, ne nje kohe krejtesisht te papershtatshme.

"Qeveria dhe kryeministri po rrisin ne menyre te paperballueshme barren mbi biznesin e vogel duke rritur paralelisht edhe malin e akuzave dhe shpifjeve ndaj kundershtareve qe qeverisin ne nivelin vendor", u shpreh Rama.

Kreu socialist kerkoi qe te mos behet politike ne kurriz te sipermarrjes dhe te biznesmeneve te vegjel qe jane kontributoret e buxheteve vendore.

"Sot biznesi i vogel, tatohet njesoj si biznesi i madh. Biznesi i vogel sot ka nje barre te plote fiskale, si cdo biznes tjeter. Duhet t'u themi biznesmeneve se vec krizes, duhet te perballen edhe me kete mase qe i gjen ata krejt te papergatitur", u shpreh Rama.

Nje dite me pare, Rama e konsideroi kete vendim te qeverise te papranueshem, ndersa premtoi se me ardhjen ne pushtet pas 28 qershorit do t'i vije ne ndihme biznesit te vogel.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›