Investimi, “elektrifikohet” pas 22 vitesh plazhi i Semanit
FIER – Pas më shumë se 22 vitesh më në fund në plazhin e Semanit rikthehet elektriciteti. Vajtja e energjisë elektrike në lokalet provizore për herë të parë pas viteve ‘90 ka bërë që tashmë plazhi i Semanit të mbipopullohet. Investimi prej rreth 4 km linjë elektrike e kryer nga komuna Seman ka bërë që ky plazh të mos gjallërohet vetëm ditën, por edhe në mbrëmje vonë. Tashmë jo vetëm banorët e Fierit, por edhe të zonave përreth si Roskoveci, Patosi, Ballshi etj i janë shtuar listës së frekuentuesve të bregdetit të Semanit.
Falë rrugës së shtruar, vlerave kurative për të cilën shquhet rëra e këtij plazhi si dhe qytetarizimit të ambientit buzë detit pranë pishave tashmë edhe Semani mund të renditet fare mirë ndër plazhet më të kërkuara. Sa i takon ujit të detit, ai është klasifikuar si një ndër detet më të pastra pasi aty nuk ka ndërtime, ujërat e zeza të të cilave të derdhen në të.
Ndërsa, problemi i naftës së dikurshme tashmë nuk ekziston më, kjo falë masave të marra nga qeveria dhe gjobat e vendosura firmave shtetërore e private kanë bërë që këto të fundit ta shohin më me seriozitet problemin. Nga ana tjetër, komuna ka ngritur një postbllok ku veturat paguajnë një taksë simbolike prej 100 lekësh, taksë e cila shkon në komunën Seman për punëtorët e pastrimit të plazhit.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)