Patozi: Të njëjtët njerëz detyruan Zaganjorin e Hoxhën të tërhiqej

Sipas tij, mazhoranca i përzgjodhi këto kandidat si më larg saj për t’i dhënë mundësi opozitës që të jepte konsensusin.
“Mos prisni prej meje që unë të futem në detaje të një historike të pakëndshme, e cila sipas meje është e iniciuar politikisht nga të njëjtët segmente politike që detyruar Zaganjorin të tërhiqej nga gara. U përdor e njëjta artileri për të krijuar një traumë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Arsyet Hoxha i ka bërë vetë publike. Ajo që ndodhi ishte e papritur, ishte një betejë e pistë për ta ndotur procesin dhe duke pasur si target z. Hoxha, që ishte kandidati për President”, tha Patozi për Vizion Plus.
Ai tha se Berisha ishte deklaruar në grupim parlamentar se nëse nuk do të zgjidhej Presidenti në raundin e katërt, brenda ditës do të zhvillohej raundi tjetër dhe nëse nuk do të kishte rezultat do të shkohej në zgjedhje të parakohshme. “Për të shkuar tek kandidatura e Nishanit ka qenë më e lehtë. Në çastin që Hoxha u tërhoq, mazhoranca kishte dy mundësi: e para që të zgjidhje kë të donte nga politikanët e saj nga më i larti tek më i ulëti; mundësia e dytë ishte që të mos i ikte seriozitetit me të cilin kishte hyrë në negociata me opozitën”, shtoi ai. /Start/
2012-06-14 08:41