E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, 2008-a shënon rritje të kriminalitetit me 27 për qind

20/12/2008  Më shumë dhe autorë veprash penale të larguar. U goditën 10 grupe kriminaliteti

KORÇE- Nga të dhënat statistikore që ka bërë të ditura Drejtoria e Policisë e qarkut të Korçës në analizën vjetore të zhvilluar dje rezulton se krahasuar me një vit më parë kriminaliteti është rritur 27 për qind. Kështu gjatë 11 mujorit të vitit 2008 janë evidentuar 868 vepra penale, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar u evidentuan 629 vepra të tilla. Tregues më pozitiv për periudhën 11 mujore ka shënuar zbardhja e veprave penale, e cila ka arritur në 87 për qind nga 84.5 për qind që ishte një vit më parë. Gjatë periudhës 11 mujore janë identifikuar 886 autorë të krimeve prej të cilëve 417 janë arrestuar, 416 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 të tjerë janë shpallur në kërkim. Një vit më parë numri i të kërkuarve ishte vetëm 23 vetë, gjë që dëshmon se të larguarit në drejtim të paditur janë rritur me 30 vetë. Duke folur në mbledhjen e analizës vjetore Drejtori i Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, Emri Vata, ka nënvizuar se rritja prej 27 për qind e veprave penale gjatë këtij viti nuk dëshmon rritje të kriminalitetit. Sipas tij, kjo përqindje dëshmon se është treguar kujdes për evidentimin sa më të plotë të gjithë veprave penale që kanë ndodhur në këtë qark, duke përllogaritur edhe 101 ngjarje aksidentale në jetën e banorëve të zonës juglindore. Në mbledhjen analizë u nënvizua se është krijuar një përvojë e mirë pune nga strukturat e Drejtorisë së Policisë të qarkut, të cilat kanë zbardhur dhe dokumentuar 6 ngjarje të ndodhura gjatë vitit 2007 dhe kanë rihapur hetimet për katër vrasje të vjetra . Këto struktura sipas drejtorit Vata kanë realizuar 14 operacione për të goditur krime të ndryshme, të ndodhura në territorin e katër rretheve juglindore. Këtij treguesi i shtohet edhe goditja e 10 grupeve kriminale të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur një kontingjent të madh të arrestuarish për vjedhje, gjobëvënie, falsifikime dokumentesh zyrtare të organeve e institucioneve vendase dhe të huaj, për trafiqe narkotikësh, prostitucioni etj. Ndërhyri në mënyrë të përsëritur për të sjellë përvojë e për të tërhequr vëmendjen edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit Hasim Boriçi. Ai kërkoi që më mirë se deri tani kjo polici të punojë për zbardhjen e vrasjeve të bujshme që kanë ndodhur në Korçë gjatë viteve të kaluara. Duke nënvizuar që asnjë vrasje të mos mbetet mister për banorët e Korçës dhe të gjithë zonës juglindore

VEPRAT PENALE

Gjatë 11 mujorit të vitit 2008 janë evidentuar 868 vepra penale, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar u evidentuan 629 vepra të tilla. Tregues pozitiv ka shënuar zbardhja e veprave penale, e cila ka arritur në 87 për qind nga 84.5 për qind që ishte një vit më parë. Gjatë periudhës 11 mujore janë identifikuar 886 autorë të krimeve prej të cilëve 417 janë arrestuar, 416 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 të tjerë janë shpallur në kërkim.

PUNA

Strukturat policore kanë realizuar 14 operacione për të goditur krime të ndryshme, të ndodhura në territorin e katër rretheve juglindore. Këtij treguesi i shtohet edhe goditja e 10 grupeve kriminale të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur një kontingjent të madh të arrestuarish për vjedhje, gjobëvënie, falsifikime dokumentesh zyrtare të organeve e institucioneve vendase dhe të huaj, për trafiqe narkotikësh, prostitucioni etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›