Në udhë e sipër legalizimet dhe verifikimet e titujve të pronësisë
20/12/2008 Flet prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi: Jo efektive njësitë vendore, problem ndërtimet pa leje
ELBASAN-Prefektura Elbasan renditet ndër më të mëdhatë në vend për numrin e popullsisë dhe po kështu ndër prefekturat me më shumë probleme për sa i përket varfërisë dhe ndotjes së mjedisit. Prefekti Deliallisi në këtë fundvit bën një bilanc të punës, por edhe të problematikës së hasur. Ai kritikon njësitë vendore për rritje të shpenzimeve operative, copëzim të fondeve të investimeve dhe mosrealizim të një pjese të tyre. Po kështu nëpërmjet një interviste ndalet në problemin e pronave, legalizimeve, por edhe për një kandidim të mundshëm të tij në listën e deputetëve të Elbasanit.
Z. Deliallisi tashmë u bën disa muaj që jeni në postin e prefektit të qarkut dhe keni krijuar një eksperiencë në këtë detyrë të re, çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin që keni me njësitë vendore?
Bashkëpunimi është i vazhdueshëm dhe i mbështetur në ligj. Njësitë vendore kanë shumë detyra të rëndësishme si hartimin e buxhetit, realizimin e investimeve publike, përsosjen e shërbimeve publike, hartimin e projekteve për programet sociale të strehimit, planet rregulluese të qyteteve, krijimin dhe administrimin e të ardhurave vendore, përfitimet nga grantet konkurruese, pritjet e qytetarëve dhe angazhimin për zgjidhjen e problemeve të tyre. Sigurisht që këto probleme, duhet të zgjidhen nga vetë njësitë e qeverisjes vendore, por disa raste kërkohet një bashkëpunim me institucione të tjera si: Institucionin e prefektit, ministritë e ndryshme, donatorë të ndryshëm. Bashkëpunimi ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Si përfaqësues i Qeverisë në qark kam qenë i gatshëm për ta forcuar dhe çuar bashkëpunimin në nivele më te larta. Së bashku me njësitë vendore ne mund të përcaktojmë projektet më të rëndësishme, mund të kërkojmë financimet e nevojshme për to, qoftë nga ndarja e buxhetit shtesë të Qeverisë, qoftë dhe gjatë ndarjes së granteve. Në fund të fundit qëllimi final është i njëjtë, pavarësisht forcave politike që përfaqësojmë, shërbim sa më i mirë për qytetarët.
Më konkretisht, cilët janë disa nga problemet që ju keni konstatuar në këto marrëdhënie? Ka probleme me vendimet e Këshillave të komunave dhe bashkive?
Po ndalem në shtatë bashkitë e qarkut. Në buxhetin e secilës, grantet e përfituara në këto tre vite kanë ardhur në rritje, gjë që tregon për mbështetjen e Qeverisë. Sigurisht që investimet publike duhet të vijnë në rritje krahasuar me vitin paraardhës. Pa prekur aspektin e pavarësisë në bërjen e buxhetit, vërehet që edhe pse këto 3 vite fondet e përfituara nga grantet dhe nga të ardhurat janë rritur, pjesa e caktuar për investime nuk ndjek të njëjtën rritje. Pesha specifike e investimeve, në të shtatë bashkitë e qarkut, në rastet më të mira ruan të njëjtat parametra (bashkitë e Librazhdit, Peqinit, Gramshit dhe Belshi), ose më keq ka ardhur në rënie (Bashkia Elbasan, Përrenjas). Pra, kjo rritje e buxheteve në tërësi nuk ka sjellë rritje respektive në investimet publike, gjë që tregon se atyre nuk u kushtohet rëndësia e duhur. Dhe kjo vjen nga mungesa e projekteve, copëzimi i fondeve, për të përballuar punë në vlera të vogla, të paplanifikuara, rritja e shpenzimeve operative,etj. Investimet publike janë pjesa ku komuniteti është më i ndjeshëm dhe nga realizimi i investimeve pritet të lehtësohen dhe të përmirësohen kushtet e jetës së tij. Mangësi janë konstatuar dhe në zbatimin e investimeve publike si në zbatimin e kontratave të sipërmarrjes, në kryerjen me cilësi të dobët të punimeve si dhe me plotësimin e dosjeve të zbatimit. Auditimi i këtij viti ka vërejtur mangësi procedurale si në përgatitjen e dokumentacionit të tenderave ashtu dhe gjatë procedurës së tenderimit. Supervizorët, në jo pak raste zgjidhen midis të punësuarve në sektorin shtetëror dhe kjo nuk krijon mundësi që investimet të ndiqen gjatë gjithë kohës që punohet në objekt.
Si ka qenë administrimi i këtyre fondeve, ka pasur probleme?
Administrimi i të ardhurave vendore është shumë i rëndësishëm. Rritja e të ardhurave do të thotë rritje e autonomisë vendore. Që kjo të arrihet duhet të krijohet një klimë favorizuese për bizneset, ruajtje e konkurrencës së lirë e të ndershme midis bizneseve, shmangie e diferencimeve në pagesat e detyrimeve dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për to. Në disa raste është konstatuar se të ardhurat nuk janë përdorur si duhet, madje në disa raste deri për udhëtime jashtë shtetit. Kjo nuk është e drejtë.
Z. Deliallisi, çfarë roli luan institucioni që ju drejtoni për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve, si trajtohen ato?
Pritja dhe zgjidhja e probleme të qytetarëve është sigurisht nga më të rëndësishmet. Shumë ankesa vijnë në prefekturë nga qytetarë, të cilët ankohen pasi nuk u kushtohet rëndësi problemeve dhe shqetësimeve të tyre. Është detyrë kryesore e pushtetarëve vendorë të ruajnë komunikimin me zgjedhësit dhe të zgjidhin problemet e tyre. Në çdo rast unë kam ofruar angazhimin dhe bashkëpunimin tim për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Konstatohet se pronat përbëjnë një shqetësimi të madh çfarë po bëhet për zgjidhjen e këtij problemi?
Është e vërtetë se problemet e pronësisë zënë një vend të rëndësishëm në ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve prandaj dhe kanë qenë edhe në qendër të vëmendjes të institucionit që unë drejtoj. Vazhdimisht kam mbajtur kontakte me institucionet që merren me këto probleme dhe kam ndërhyrë brenda kompetencave që më jep ligji.
Korrupsioni është një temë e nxehtë e ditëve të sotme. A ka korrupsion me institucionet që merren me kthimin dhe regjistrimin e pronave?
Ju besoj se e keni dëgjuar Kryeministrin shpesh të prononcohet për këtë problem, ku i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të korrupsionit. Në këtë kuadër i siguroj qytetarët se në çdo rast denoncimi, do të ndalemi me ashpërsi.
Pranë institucionit tuaj është ngritur se fundi Komisioni për Vlerësimin e Titujve të Pronësisë. Ka shumë probleme në këtë drejtim dhe si do të zgjidhen?
Po, është ngritur një komision i tillë. Janë depozituar dhe shumë kërkesa. Ky komision ende nuk ka filluar nga puna, për arsye administrative, por brenda pak ditëve do të bëhet operativ. Sigurisht do të zgjidhë shumë nga ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Cilat konsideroni probleme madhore për Elbasanin dhe çfarë është bërë në këtë drejtim?
Strehimi vazhdon të mbetet një shqetësim i madh për kategoritë e popullsisë që përfitojnë si të pastrehë apo si ish-pronarë. Meqë jemi në këtë pikë nuk mund të lë pa përmendur dhe shpërndarjen e apartamenteve për të pastrehët, praktikë e zbatuar se fundi nga bashkia Elbasan. Pas konstatimit të disa shkeljeve ligjore unë e ktheva vendimin për rishqyrtim në Këshillin Bashkiak, por ai u rivotua pa asnjë ndryshim, duke shpërfillur ankesat masive të qytetarëve. Nuk jam për të anashkaluar Këshillin Bashkiak, por Komisioni i Strehimit në Këshillin Bashkiak i kishte dhënë vetes atribute pa mbështetje ligjore. Detyra për hartimin e projektvendimeve është e kryetarit të njësisë vendore dhe administratës që ai drejton. Bashkia, në këtë rast ju shmang përgjegjësisë që i takonte, duke ja lënë “topin” Këshillit Bashkiak.
Ndotja është një tjetër problem madhor për Elbasanin. Çfarë mund të na thoni?
Është e vërtetë që ne trashëgojmë një nam të keq nga e kaluara industriale komuniste. Për hir të së vërtetës me gjithë problemet e herëpashershme situata nga ndotësit industrialë është e përmirësuar. Problem të madh përbën ndotja urbane, në qytete për fushat e grumbullimit të plehrave, ndërsa nëpër komuna gjendja është kaotike, plehrat hidhen vend e pa vend. Përfitoj nga rasti të paraqes një shembull pozitiv, unikal dhe që vlen të përgjithësohet për gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për komunën e Bradasheshit. Të gjithë besoj se keni vëne re kontenierët e plehrave pranë lokaleve rrugës kur ngjitesh për Tiranë, si dhe makinën që mbledh plehrat e komunës. Por jo vetëm kaq, njerëzit që trajtohen me ndihmë ekonomike janë angazhuar me pastrimin e komunës. Një eksperiencë perëndimore për t’u përshëndetur dhe përgjithësuar. Ftoj mediat që ta evidentojnë këtë rast si një shembull për gjithë Shqipërinë.
Vazhdojnë ende të ndërtohet pa leje. Si mund të ndalet kjo gjë?
Konstatoj me keqardhje se vazhdojnë ndërtimet pa leje në të gjithë territorin e qarkut, nën hundën e pushtetarëve vendorë, e theksuar kjo sidomos në komuna. Decentralizimi i pushtetit ju dha kompetencë njësive vendore që të ngrenë inspektorate ndërtimore për parandalimin e ndërtimeve informale në ato njësi ku ka KRRT dhe të tjerat nëpërmjet Këshillit të Qarkut, struktura këto që nuk po funksionojnë si duhet. Gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se nuk do të ketë ligj nr. 2 për legalizimet e ndërtimeve informale, nuk do të ketë më aplikime për këto ndërtime. Aplikimet janë mbyllur qysh më 24 nëntor 2006. Ndërtimet pa leje nuk do të jenë më objekt i ALUIZNI-t, por tashmë objekt i inspektorateve të ndërtimit. Dhe qytetarët duhet ta dinë se ligji për ndërtimet pa leje ka ndryshuar, duke parashikuar penalizime deri në burg për shkelësit.
Kur mendoni se do të disiplinohet ky kaos urbanistik?
Zgjidhja është hartimi i planeve rregulluese. Disa bashki janë përfshirë në një projekt që po zbatohet nën kujdesin e Këshillit të Qarkut. Ne po e inkurajojmë këtë projekt që të ecë me hapa më të shpejtë duke dhënë gjithë mbështetjen për përmbushjen e tij.
Si po shkojnë legalizimet?
Janë gati 2 mijë leje legalizimi (tapi) që do të jepen para vitit të ri dhe 5 mijë të tjera që do të jepen në gjashtë mujorin e parë të 2009. Procesi po ecën me ritmin e kërkuar.
Jeni lakuar si një emër i mundshëm në listën për deputet të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit. Do të kandidoni?
Është ende shpejt për listat e kandidatëve për deputetë. Kemi përpara detyra të tjera shumë të rëndësishme. Sidoqoftë, kur të vijë koha do të shprehem.
Bisedoi: Ledia Lleshi