Shoqatat e të përndjekurve kërkon miratimin e ligjit për Dosjet
Tiranë- Shoqata e të përndjekurve politikë ka kërkuar nga Kuvendi miratimin e ligjit për “Dosjet”. Në një deklaratë, sekretarja e shoqatës, Liljana Ndoci ka deklaruar se ligji duhet të miratohet dhe se ai duhet të ishte me sanksione më të rënda për persekutorët e tyre. Sipas saj, duhet të shmangen debatet politike në këtë pikë, pasi ata që kanë dënuar, vrarë e prersekutuar ata që tentuan fjalën e lirë, nuk mund të bëjnë demokraci.
Projektligji për “Pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë” u debatua gjatë në senacën e së hënës që sapo shkoi në parlamentin e Shqipërisë, ndërkohë që opizita la sallën, pasi e quajti atë ndëshkues për prokurorët dhe gjyqtarët, cenues të kushtetutës dhe të hartuar pa konsulencën e ekspertëve të huaj.
Drafti u kritikua ashpër edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila e ka quajtur atë me probleme ligjore dhe që shkel kushtetuën e vendit.