E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori peng një shtetas, pranga 21 vjeçarit

Gjirokastër- Një i ri është vënë sot në pranga nën akuzën e pengmarrjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Gjirokastrës, 21-vjeçari Proletar Hallaçi ka qenë person i shpallur në kërkim dhe tani do të përballet me akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

“Proletar Hallaçi, 21-vjeç ishte i shpallur në kërkim, pasi 5 ditë më parë, në lagjen Grihot të rrethit Gjirokastër, së bashku me vëllanë e tij shtetasin Abdurahman Hallaçi i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë duke e marrë me forcëdhe mbajtur peng për 2 orë për motive të dobëta shtetasin S.K, nga kjo lagje”- thanë burimet e policisë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative agjentët dhe specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

Të njëjtat burime sqarojnë se ndalimi i tij është bërë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e pengmarrjes, ndërkohë që policia njofton se është duke hetuar për këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›