Ulet niveli i krimit, shtohet dhuna në familje
20/12/2008 Berat, policia bën analizën 1-vjeçare. Sukses hapja e dosjeve të 1997-s
Shkalla e zbulueshmërisë, 89 për qind. I lartë dhe numri i vetëvrasjeve
BERAT- Zhvillohet në Berat analiza e punës 1-vjeçare e Drejtorisë së Policisë. Në takim drejtori i policisë të qarkut të Beratit, Benard Çaushi, i emëruar në këtë detyrë vetëm tre muaj më parë tha se gjatë 12 muajve zbulushmëria ka qenë në masën 89.8% .
Analiza
Gjatë vitit 2008 ka pasur 365 vepra penale dhe janë zbuluar 296, me 399 autorë të arrestuar, të shpallur 6 persona në kërkim ndërkombëtar. Sipas statistikave, shkalla e zbulueshmërisë është në masën 89.2%. Por ajo që ka ndikuar më shumë edhe në opinionin publik kanë qenë rifillimi i dosjeve të vjetra (vrasjeve të 1997-s), ku deri më sot janë 33 dosje të hapura, nga të cilat 8 dosje u janë zbuluar autorët si dhe janë arrestuar e dërguar në gjykatë nga organi i Prokurorisë të rrethit. Por ajo që ka rënë në sy dhe që ka ardhur në rritje ka qenë krimi brenda familjes. Ndërsa krahas kësaj ende numri i vet flijimit të jetës nga persona të ndryshëm, të cilit sipas ekspertizave shkaku ka qenë depresioni i çastit, ndërsa në këtë rast dukuri i vetëvrasjeve ka qenë tek njerëzit që vuanin nga depresioni, ku numri i viktimave shënon 15. Dy vrasje që kanë ndodhur në qendër të qytetit kanë tronditur qytetin e Beratit për gjatë vitit 2008, shifër kjo që ka ardhur në ulje krahasuar me një vit më parë, por që ka qenë tronditëse për opinioni edhe pse tashmë janë të gjitha të zbuluara dhe me autor të arrestuar. Gjithçka që ka ndodhur duke filluar nga veprat penale të ndodhura gjatë një viti thuajse në momentet e ndodhura të ngjarjes i gjithë organi blu i bazuar në strukturat e tij ka qenë në momentet e fillimit, ndërsa situatën e rendit dhe të qetësisë krim kundër personit, krimi ekonomik etj., është bërë publike dje në analizën njëvjeçare të policisë së qarkut të Beratit ku kanë marrë pjesë drejtues më të lartë të strukturave të tre komisariateve, kryeprokurorit të rrethit Xhemal Saliaj, përfaqësuesja e prefektit dhe kryetare gjykatës Berlinda Kondi.
Policia
Në këtë analizë ka marrë pjesë edhe nëndrejtori i Policisë së Shtetit pranë Ministrisë së Rendit, Hysni Burga, të ftuar të tjerë etj. Sipas kreut të kësaj drejtorie, Berndard Çaushaj, në këtë qark “puna intensive e policisë nuk është përqendruar vetëm pas ndodhjes së krimit, përkundrazi gjatë punës tonë kemi arritur të parandalojmë dy vrasje, njërën prej të cilës autorin e kemi zbuluar dhe arrestuar në momentet e fundit teksa ky i fundit me armë në dorë po shkonte tek personi që kishte vënë në shënjestër të armës. Po kështu forcat tona të policisë të sektorëve përkatës kanë bërë që të parandalojmë edhe dy vetëflijime tragjike, po kështu kemi vepruar edhe në parandalimin e shkatërrimit të pronës së tjetrit. Në të gjitha rastet forcat tona kanë vepruar me profesionalizëm. Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edhe dosjeve të vjetra të vrasjeve të vitit 1997, ku në tremujorin e fundit kemi hapur 33 dosje nga të cilat 8 dosje kemi zbuluar autorët si dhe i kemi arrestuar, ndërsa presim të arrestojmë edhe 6 perona në kërkim ndërkombëtar për vrasjet e ‘97-s”. Qarku i Beratit përgjatë këtij viti ka njohur një ulje të veprave penale në përgjithësi, kështu gjatë këtij viti kanë ndodhur 365 vepra penale, krahasuar me një vit më parë këto vepra janë ulur rreth 18% .
ANALIZA
Vepra penale 365
Zbuluar 296
Arrestuar 399 autorë
Në kërkim 47 autorë
Në kërkim ndërkombëtar 6 persona
Zbulueshmëria 89,8 për qind
Hapur 33 dosje të vjetra
Zbuluar 8 dosje
Vetëvrasje 15
Krimi ekonomik 35 % të çështjeve
Sektori antidrogë 15 % të çështjeve
Krimi i organizuar 33 vepra
Aksidente 38
Të vdekur në aksidente 15
Të plagosur 14
Policë të larguar 7 % e efektivëve