Policët e paaftë “dëshpërojnë” analizën
20/12/2008 Antikrimi Ekonomik vijon të sfidojë sektorët e tjerë, ka pesëfishuar punën
Kritika të ashpra për krimet e pazbardhura dhe drogën që “vërshon” në shkolla
TIRANE- “Efektivët e policisë së Tiranës duhet të punojnë më shumë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura në ‘97 si dhe për parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla”. Kjo ka qenë vërejtja kryesore e drejtorit të Departamentit të Hetimit të Krimit, Agron Kuliqi, i cili gjatë fjalës së mbajtur në analizën vjetore të policisë së kryeqytetit tha se urdhri i Ministrisë së Brendshme nuk është zbatuar 100 për qind nga punonjësit e policisë. Sakaq, Antikrimi Ekonomik është i vetmi sektor që ka pesëfishuar punën këtë vit. Sipas drejtorit të hetimit të krimit njëkohësisht edhe zv/drejtorit të policisë së shtetit, nga uniformat blu ka një pamjaftueshmëri të punës, për sa i përket zbardhjes së krimeve të vjetra, ngjarje këto që kanë tronditur si dhe kanë lënë shije të hidhur në opinionin publik.
Krim e ngërç
Një tjetër vërejtje që Agron Kuliqi përmendi në analizën e policisë ishte edhe parandalimi i lëndëve narkotike në ambientet e shkollave të kryeqytetit. Sipas numrit dy të policisë së shtetit, edhe në këtë drejtim ka një punë jo të mjaftueshme nga uniformat blu, pasi aktualisht në gjimnazet e Tiranës vazhdohet të shpërndahet drogë e llojeve të ndryshme. Por kritikat e zv/drejtorit Agron Kuliqi nuk mbaruan me kaq, pasi në vazhdimin e fjalës së tij, ai përmendi edhe moszbatimin plotësisht të memorandumit për Policinë Gjyqësore, i cili u nënshkrua pak kohë më parë nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Kryeprokurorja Ina Rama. Moszbatimi i këtij memorandumi lidhet me vështirësinë dhe mungesën e profesionalizmit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, gjatë hetimit të një ngjarjeje. Në të njëjtën linjë me kritikat e Kuliqit, ishte edhe prokurori i rrethit të Tiranës Gent Xholi, i cili vuri në dukje paaftësinë e Policisë Gjyqësore në dokumentimin ligjor të ngjarjeve të ndryshme. Veç të tjerash Xholi u shpreh edhe për buxhetet e pamjaftueshme për faturat e hetimit të krimit dhe mungesën e personelit të plotë në strukturat e reja të policisë.
Analiza e punës
Nga ana e tjetër Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, deklaroi se do të bashkëpunojë me institucionin e Avokatit të Popullit për të evidentuar dhe dënuar rastet e dhunës në qeli. Ai premtoi se procesi për përmirësimin e kushteve në komisariate dhe trajnimet e efektivave janë prioritete të Policisë së Shtetit. Përkundër këtyre kritikave, statistikat e policisë së Tiranës flasin për një zbulueshmëri prej 84% të krimeve të ndodhura në 11 muajt e fundit. Statistikat janë bërë publike nga drejtori i policisë së Tiranës, Hamdi Fjora, i cili nuk ka lënë pa falënderuar për këto rezultate edhe punën e dy ish- titullarëve Muhamet Rrumbullaku dhe Edmond Rizai. Sipas Fjorës, janë regjistruar gjithsej 4220 vepra penale, ndërsa janë zhvilluar 46 operacione të suksesshme. Në krahasim me vitin 2006 janë evidentuar 3268 dhe zbuluar 2514, ndërsa në 2007 janë evidentuar 3717 vepra penale dhe janë zbuluar 3102 prej tyre ose 83%. Nisur nga këto statistika arrihet në konkluzionin se rritja e forcës zbuluese e policisë së Tiranës për vitin 2008 është 1%. Kjo shifër tregon qartë se puna hetimore e efektivëve të policisë së kryeqytetit është më e ulët se në vitin 2006, ku përqindja e zbulueshmërisë kapte shifrën 7%. Gjithashtu nga puna e policisë së Tiranës janë kapur gjithsej 402 persona të shpallur në kërkim nga të cilët 29 kanë qenë në kërkim për vrasje, 27 për vrasje mbetur në tentative, 23 për plagosje të rëndë, 6 për shfrytëzim prostitucioni, 4 për vjedhje me armë, 120 për vjedhje të ndryshme e të tjera. Në analizë mungonin ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe zëvendësit e tij Genti Strazimi dhe Iva Zajmi.
Agron Kuliqi
Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliqi, ka folur me nota të ashpra për formimin profesional të punonjësve të policisë, në një kohë që kriminaliteti po sofistikohet. Gjithashtu Kuliqi tha se nga ana e policisë ka pamjaftueshmëri në punën hetimore për zbardhjen e krimeve të vjetra.
Gent Xholi
Edhe prokurori i Tiranës u shpreh në të njëjtin linjë me Agron Kuliqin. Sipas tij, formimi i oficerëve të Policisë Gjyqësore lë shumë për të dëshiruar. Xholi u shpreh edhe për buxhetet e pamjaftueshme për faturat e hetimit të krimit dhe mungesën e personelit të plotë në strukturat e reja të policisë, të cilat sjellin vështirësi në hetimin në kohë të një ngjarjeje.
Hamdi Fjora
Sipas drejtorit të policisë Tiranë, gjatë këtij viti strukturat e Drejtorisë së Policisë qarkut Tiranë kanë realizuar më së miri detyrat e planifikuara në planet e punës duke u udhëhequr në punën e saj, nga orientimet e qarta të ardhura nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit, aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën e saj.
Avokati i Popullit u “qan” hallin policëve për rrogat
“Nuk tolerohet dhuna e policisë në komisariate”
TIRANE- Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i cili mori pjesë në analizën vjetore të policisë së Tiranës, theksoi faktin se në komisariate punonjësit e policisë ushtrojnë ende dhunë mbi të shoqëruarit. Sipas Dobjanit, Policia e Shtetit është një organizatë e madhe që i shërben komunitetit dhe sado mirë t’i shërbejë qytetarëve, imazhi i saj prishet menjëherë vetëm nga një rast i vetëm dhune. Dobjani mori si shembull rastin e Sarandës ku nga punonjësit e këtij komisariati ishte ushtruar dhunë mbi të riun nga Vlora Aristidh Gllucaj. Avokati i Popullit i bëri thirrje policëve që të mos ushtrojnë në asnjë rast dhunën dhe të krijojnë një imazh të keq për policinë e shtetit. Sipas tij, komisariatet nuk duhet të ekzistojnë në mendjen e qytetarëve si objekte me mure të larta, por atyre duhet t’i krijohet besimi se Policia e Shtetit është për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurimin e jetës. Gjithashtu Ermir Dobjani vuri theksin edhe në mbrojtjen e punonjësve të policisë duke u shprehur se shumica prej tyre nuk paguhen për punën jashtë orarit që kryejnë. Sipas tij, kjo është një e drejtë që i mohohet nga shteti çdo efektivi. Gjithashtu Dobjani përshëndeti nismën e policisë për rikonstruksionin e ambienteve të shoqërimit, ku në shumicën e komisariateve ato lënë shumë për të dëshiruar.
Analiza e krimeve dhe zbulueshmërisë, sipas sektorëve
Antidroga
Evidentuar 138 raste
Arrestuar 165 persona
Shpërndarje 138 raste
Heroinë 25 kg e 641 gr
Kokainë 407 gr
Cannabis sattiva 159 kg e 110 gr
Metadon 61 tableta
Ekstasy 72 tableta dhe 16 kapsula
Përzierës 7 kg e 139 gr
Antitrafikët
Evidentuar 177 raste
Proceduar 181 autorë
Arrestuar 54 në flagrancë
Krimi Ekonomiko–Financiar
Kallëzuar 742 vepra penale
Proceduar 434 autorë
Arrestuar 434 autorë
Kundër Korrupsionit
Evidentuar 114 vepra
Proceduar 159 autorë
Pastrimi i Parave
Evidentuar 47 vepra
Me 47 autorë
Krime kundër Personit
14 vrasje të ndodhura
12 prej tyre janë identifikuar
2 vrasje e tjera po hetohen
60 tentativa vrasjeje
4 vrasje nga pakujdesia
55 krime kundër shëndetit
19 pengmarrje
17 përdhunime
Aksidentet
434 aksidente
65 viktima
58 të plagosur rënë
356 të plagosur lehtë
311 980 kundërvajtës ndëshkuar
4015 ose 2516 mjete të bllokuara