E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 59-vjeçari digjet nga zjarri në kabinë



Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Korçë, pasi është djegur brenda në kabinën e tij të punës. Viktima është Nuri Muça, 59 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Zëmblak të Korçës. Muça gjendej gjatë natës në hyrje të pikës së karburantit që ndodhet në fshatin Plasë, ku dhe kishte nisur punën dy muaj më parë si roje i turnit të tretë.

Në mëngjes, i ndjeri është gjetur i karbonizuar. Një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se vdekja e Nuri Muçës mund të ketë ardhur si rezultat i pakujdesisë së tij me përdorimin e pajisjeve elektrike në një ambient të karburantit. Sipas burimeve nga policia dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale. Megjithatë, po vazhdojnë hetimet për të sqaruar deri në fund rrethanat e tragjedisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›