E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon me sukses projekti i CDDI-së për gazetarët shqiptarë



Përfundon me sukses projekti i CDDI-së për 30 gazetarë të medias shqiptare, mbi mënyrën e përdorimit të ligjit “Për të Drejtën e Informimit të Publikut për Dokumentet Zyrtare”. Rezultatet treguan se pati një impakt pozitiv në mënyrën e re të mbledhjes së informacionit dhe u mësoi gazetarëve se shkrimi i një artikulli investigativ, duhet të mbështetet në fakte dhe argumente të mbledhura në mënyre ligjore. Kjo, me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve tek gazetat dhe lajmet që shkruhen në të. Në bazë të projektit gazetarët përgatitën 30 kërkesa për informim, që iu drejtuan një game të gjerë të institucioneve publike qendrore dhe lokale.

Nga 30 kërkesat për informacion dërguar në institucionet publike kanë marrë përgjigje 28 kërkesa dhe 2 kërkesa nuk kanë marrë përgjigje.

Për kërkesat që nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet përkatëse është cituar në shkrim se institucioni nuk ka kthyer përgjigje kërkesës për informacion, duke e vënë në këtë mënyrë institucionin përpara përgjegjësisë për moszbatim të ligjit.

Gjithashtu, afati i dhënies së informacionit ishte shumë i shpejtë dhe kjo tregon se institucionet publike e zbatojnë ligjin në mënyrë selektive, çka nënkupton se ndërsa publikut të thjeshtë i përgjigjen duke e respektuar në maksimumet e veta afatin 40 ditor, kjo dukuri me median nuk ndodh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›