E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, në prangat e policisë, tre persona



Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona ditën e djeshme. Sipas burimeve dy prej tyre janë vënë në pranga me dokumente false për të kaluar kufirin, ndërkohë që i treti për kalim të paligjshëm të kufirit. Në prangat e uniformave blu ranë Marko Hysolli 24 vjeç, Joanis Hajdini 28 vjeç dhe Erald Jonuzi 21vjeç. Policia tha se ndalimi i të rinjve, Marko Hysolli dhe Joanis Hajdini është bërë për akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”. Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë pajisur me dokumente, të cilat dyshohen se kanë elementë të falsifikuar, Erald Jonuzin, i cili së bashku me disa persona të tjerë, kanë kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme. Të arrestuarit akuzohen për konsumim të veprave penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›