Korçë, Blushi: Certifikata e pronësisë së tokës, prioritet i PS
Anëtari i Kryesisë së PS Ben Blushi, ka qenë në fshatrat e qarkut të Korçës, ku ka vazhduar të prezantojë në detaje Programin e ri të Partisë Socialiste. Blushi në një takim me fermerë e bujq, në komunën Sovjan është shprehur se PS e ka të qartë se pa pajisur të gjithë fermerët me certifikatën e pronësisë mbi tokën nuk mund të ketë një zhvillimin dhe mirëqenie në fshat. Ai theksoi se marrja e certifikatës së pronësisë do bëjë çdo fermer zot në tokën e tij. Blushi u shpreh se kjo qeveri i ka rritur të gjitha çmimet në vend duke renditur.
Qëllimi ynë i përbashkët është të mundim varfërinë, të rregullojmë Shqipërinë, të ndryshojmë cilësinë e jetës, të kemi më shumë shpresë, të kemi fshatra më të mira nga çfarë i kemi, të kemi një arsim modern, të kemi një Shqipëri evropiane dhe është fatkeqësi që nuk sheh askund fermerë të lumtur, askund nuk sheh fëmijë që të kthehen të lumtur nga shkolla dhe të ëndërrojnë se do të kthehen nesër sërish në shkollë, theksoi Blushi. Deputeti Klosi ka qenë edhe në zonën e ish-kënetës së qytetit të Durrësit. Klosi gjatë fjalës së tij, u shpreh se këto zona informale, jo vetëm në Durrës, por në të gjithë vendin, do të fomalizohen dhe urbanizohen në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë në mënyrën e jetesës së tyre, qoftë në qendër qoftë në periferi të qyteteve. Zona e Kënetës do të duhet të jetë një nga ato zona, që PS do duhet të gjej mbështetjen e saj të madhe, sepse kjo zonë është një zonë që sot më shumë se çdo zonë tjetër në Qarkun e Durrësit vuan varfërinë, tha Klosi.