E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Pakti PD-PS për kartat, kompromis elektoral

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur aplikimin e Shqipërisë për në BE, prapavijë politike sepse sipas tij edhe nga këshillat e ndërkombëtarëve për të mos aplikuar Berisha ka treguar një sjellje të papjekur dhe provinciale në sytë e ndërkombëtarëve. Gjatë një interviste televizive, Vasili shtoi se aplikimi për në BE nuk do të ndikojë në votën e elektoratit kundrejt mazhorancës, sepse ai është i vëmendshëm ndaj ngjarjeve dhe mund ta dënojë në të kundërt këtë sjellje të ngurtë të Berishës. Në lidhje me kompromisin PD- PS për kartat, e  ka cilësuar këtë pakt, kompromis për zgjedhjet e qershorit. Sipas tij kartat janë kusht parësor për zhvillimin e zgjedhjeve kështu që çdo lloj mirëkuptimi që zgjidh krizën e kartave të identitetit është i pranueshëm nga LSI-ja. Ndërsa pyetjes nëse kartat mbeten një problem Vasili u shpreh se përderisa qytetarët hasin në pengesa burokratike ekziston ende ky problemi dhe sipas tij një pjesë e vështirësive që hasin qytetarët nuk janë eliminuar ende sepse praktika tregon se jo çdo gjë është siç paraqitet në tavolinat politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›