Basha takohet me ambasadorin e Malajzisë në vendin tonë
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me ambasadorin e Malajzisë në Shqipëri, Ramli Bin Naam, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera që tashme ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Malajzisë.
Gjithashtu, ministri Basha ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar së bashku në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, duke falënderuar në mënyrë të veçantë Malajzinë për mbështetjen që i dha Kosovës deri në njohjen e saj, si shtet i pavarur. Ambasadori nga ana e tij vuri në dukje ndryshimet pozitive të bëra në Shqipëri vitet e fundit si dhe uroi për anëtarësimin e vendit në NATO dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Ai konfirmoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë malajziane për të kontribuar në forcimin e tyre të mëtejshëm.