E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministra e Jashtme dënon dhunën e ekstremistëve serbë në Mitrovicë

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar veprimet e dhunshme të ditëve të fundit, të një grupi të vogël ekstremistësh serbë në lagjen Kroi i Vitakut, në Mitrovicë, që kërkojnë ndërprerjen e punimeve për rindërtimin e shtëpive të qytetarëve shqiptarë të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1999. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme bashkohet me apelin drejtuar qytetarëve të Mitrovicës për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim, duke qenë të sigurt se policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë të vendosur e të gatshëm të përgjigjën ndaj kujtdo, që kërcënon sigurinë, stabilitetin dhe rendin publik në Kosovë. Ministria e Jashtme është e bindur se e drejta e qytetarëve shqiptarë, ashtu si edhe e gjithë qytetarëve të tjerë, për kthim në shtëpitë dhe pronat e tyre, si një e drejtë elementare njerëzore dhe plotësisht legjitime nuk do të mbetet peng i kalkulimeve politike, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë, duke rikonfirmuar mbështetjen maksimale ndaj institucioneve qendrore dhe vendore të Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në përpjekjet e tyre të vendosura për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›