Korce/ Jetonin ne arrati, pranga dy te kerkuarve
Dy te rinj te shpallur ne kerkim, u ndaluan diten e djeshme nga Policite e Korces dhe Devollit nen akuzen e "vjedhjes" dhe "prishjes se qetesise se publikut" e "armembajtjes pa leje". I pari eshte ndaluar Ervin Lame 27-vjec, per te cilin Prokuroria e Korces kishte leshuar urdher-arresti. Pak ore me pas eshte kapur edhe Alten Sina 29-vjec, nga Mirasi i Devollit, pasi ndaj tij ishte ngritur akuza e "vjedhjes" se 70 mije lekeve, ngjarje e ndodhur me 19 nentor te ketij viti. Pronari i automjetit me targe NET5552 ka denoncuar ngjarjen dhe zhdukjen e lekeve nga automjeti dhe gjurmet cuan deri tek i dyshuari.