Bollano plagos policin bashkiak: Me goditi ne koke, ne pabesi
Vlore- Plagoset ne krye te detyres efektivi i policise bashkiake te Himares. Autori mban te njejtin mbiemer me kryebashkiakun Vasil Bollano, por nuk ka asnje lidhje gjaku me te. Shkak eshte bere ndertimi pa leje i nje objekti ne bregdet dhe vendimi i Keshillit Bashkiak per shembjen e tij. Policia e Vlores nuk dha asnje njoftim zyrtar, nese i dyshuari Vllado Bollano u arrestua, pavaresisht denoncimit te depozituar. I plagosur ka mbetur efektivi Kastriot Hallkaj, qe dje ka rrefyer edhe momentet e sulmit agresiv ndaj tij, kur u godit me derrase pas kokes dhe mbeti pa ndjenja. Aktualisht ai po mjekohet ne spitalin e Vlores dhe sipas bluzave te bardha ka nje plage ne koke me gjatesi 10 cm, qe per pak i ka rrezikuar jeten.
Roland Gjini, pergjegjesi i policise bashkiake Himare, se bashku me inspektorin Kastriot Hallkaj, kane shkuar dje ne vend per te pare nga afer dhe pezulluar ndertimin. "Shkuam per te zbatuar vendimin e Keshillit Bashkiak, si dhe te kryetarit te saj Vasil Bollano. Por ne momentin qe ne po largonim punetoret dhe shefi i policise bashkiake po debatonte me ndertuesin Vllado Bollano, une per te shuar dhe per te ulur tensionin e debatit nderhyra", rrefen efektivi nga shtrati i spitalit. Ne kete moment Vllado Bollano dyshohet se ka marre nje derrase te skelerinave ne forme katrore duke e goditur bashkiakun. "Kjo goditje ne pabesi me la pa ndjenja dhe rashe ne shesh. Me derguan fillimisht ne spitalin e Himares dhe me tej ne Vlore per mjekim te specializuar, pasi plaga ishte e rende", tregon Hallkaj.
Hetimet
Prokuroria e Vlores ka marre kallezimin penal ndaj te dyshuarit Vllado Bollano, i cili ka goditur me mjete te forta policin bashkiak, duke ngritur akuzen e "plagosjes ne krye te detyres". Hetime po kryen edhe policia, por deri dje ne mbremje nuk u deklarua asgje rreth arrestimit te himarjotit rebel qe sulmoi dhunshem efektivin.