E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Autoritetet me te larta te vendit pershendesin vrasjen e Osama Bin Ladenit

Ne Shqiperi autoritetet me te larte shteterore dhe politike te vendit pershendeten sot vrasjen e Osama Bin Ladenit kreut te organizates terroriste Al Qaeda duke e cilesuar kete si nje nga ngjarjet dhe fitoren me te rendesishme ne luften kunder terrorizmit. Presidenti Bamir Topi i dergoi nje mesazh presidentit amerikan barack Obama ndersa kryeministri Sali Berisha e cilesoi si nje fitore te madhe te paqes. Kryetari socialist Edi Rama nga ana e tij u shpreh se presidenti amerikan mbajti nje premtim te madh

Njoftimi i vrasjes se Osma Bin Ladenit njeriut te konsideruar si figura kyce e terrorizmit qe ne oret e para te dites ishte lajmi kryesor ne mediat shqiptare ndersa autoritetet me te larta shteterore e politike te vendit iu bashkuan mesazheve pershendetese te udheheqesve boteror per operacionin ushtarak te realizuar nga forcat amerikane.

Presidenti Bamir Topi i dergoi nje mesazh presidentit amerikan Barak Obama duke e konsideruar eleminimin e Bin Ladenit si nje prej fitoreve me te rendesishme ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Duke kujtuar edhe angazhimin e forcave shqiptare Presidenti Topi shkruan se ndihet krenar qe Shqiperia eshte rreshtuar perkrah aleatit dhe mikut te saj me te madh. Ne mesazhin e tij presidenti Topi rikonfirmon angazhimin se Shqiperia do te vazhdoje te permbushe me devotshmeri angazhimet e saj ne kuader te Natos duke dhene kontributin e vetne sfidat e ardhshme per liri e demokraci.

Per kryeministrin Sali Berisha Osama Bin Ladeni ishte nje nder figurat me te zeza te historise se njerezimit i cili sic theksoi zoti Berisha vrau me mijera te pafjashem per  te realizuar qellimet e tij mesjetare e cnjerezore Ne strofkullen e tij ai mori ate pergjigje qe meritonte prej  vitesh. Kjo eshte nje fitore e madhe e Shteteve te Bashkuara te Amerikes presidentit Barak Obama  eshte nje fitore e madhe e paqes dhe te gjithe atyre qe e konsiderojne  terrorizmin si armik numer nje te paqes dhe lirise se tyre.

Nga ana e saj kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u shpreh se sot bota eshte me e sigurt dhe se vrasja e Bin Ladenit deshmon se terrorrizmi ndeshkohet rende dhe eshte i pashprese. Ndersa per ministrin e jashtem Edmond Haxhinasto Shqiperia si nje nga vendet e para qe iu bashkua aleances kunder terrorizmit nderkombetare shpreh bindjen se qendimi i palekundur ne luften kunder akteve terroriste dhe frtymezuesve te tyre perben kkycin e suksesit te luftes sone te perbashket per te siguruar paqen dhe lirine ne bote.

Kryetari socialist Edi Rama i telefonoi ambasadorit amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu duke e vleresuar eleminimin e Bin Ladenit nje fitore te madhe kunder terrorizmit e duke theksuar se Presidenti Obama mbajti nje premtim te madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›