E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagogia akuza publike Bashës: Ti je një vrasës!

TIRANË- Kandidati demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është përballur me akuzat publike të një pedagogeje. Ajo është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka thirrur Bashën, “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”.

Incidenti nuk është lënë pa u komentuar nga Basha, i cili u ka bërë thirrje studentëve pë qetësi, ndërsa i është përgjigjur pedagoges, se "këto janë vetëm shpifje".

Njëri prej studentëve ka filmuar pamjet e takimit me celular, duke i hedhur në Youtube, nga ku duket e dëgjohet qartë pedagogia Flora Hanelli.

Akuzave të pedagoges i janë përgjigjur truprojat e Bashës duke e nxjerrë atë jashtë, ndërsa Basha ka vazhduar fjalën e tij para studentëve i qetë.

Nga videoja e hedhur në Youtube dëgjohet se studentët e kanë duartrokitur fjalën e pedagoges së tyre.
(m.arapi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pedagogia akuzon Bashën: Ti je vrasës FOTO: Pedagogia akuzon Bashen: Ti je vrasës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›