E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, 40 familjenë protestëpa ujë e energji

KRUJë- Ndërprerja e energjisë elektrike ka ngritur në protestë rreth 40 familje në një prej lagjet e fshatit Budull të Krujës. Banorët thonë se nuk janë lajmëruar për ndërprerjen e energjisë, ndërkohë që iu është thënë se shkak është bërë bërë mbingarkimi i linjës, e cila ka sjellë rënie të rendimentit të pompave të ujësjellësit në urën e Gjolës. Madje sipas banorëve ndërpreja e energjisë është shoqëruar me ndërprerjen e ujit të pijshëm, ndonëse shtëpitë e tyre janë mjaft pranë stacionit të pompave.

Banorët madje pretendojnë se i kanë paguar rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe se ndërprerja e furnizimit është tërësisht e padrejtë. Në protestën e tyre banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë qendrimin e tyre në rast se nuk merret vendim për rikthimin e energjisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›