E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet nxenesja, mister shkaqet

Vlore- Nje 14 vjecare nga fshati Babice i Vlores ka zgjedhur t'i jape fund jetes duke u vetehelmuar. Klodiana Kapaj, nxenese e shkolles 9-vjecare eshte ndier keq ne oren e mesimit diten e djeshme. Vajza e mitur ka nisur te nxjerre shkume nga goja dhe shoket e klases jane tmerruar duke njoftuar mesuesit. Ne pak minuta jane gjendur ne shkolle edhe prinderit e vajzes, te cilet e kane derguar per ne spital, por ajo kishte humbur jeten. Policia vendore nisi hetimet, kurse ekspertet zbuluan se e ndjera kishte perdorur detergjent pllakash per te kryer aktin ne rrethana e motive misterioze. Prinderit kane rrefyer se vajza e tyre ditet e fundit gjendej ne nje stres per shkak te intensitetit te mesimeve.

Vajza ishte nxenese e klases se tete dhe sipas shokeve dhe shoqeve, Klodiana ishte e sjellshme, e qete dhe nuk sillte asnjehere probleme per ta. Ata jane habitur kur e mitura ka nisur te nxjerre shkume nga goja, ndersa ishte ulur ne banken e klases dhe me tej ka rene per toke ne gjendje shoku. Mesuesi kujdestar e ka marre Klodianen ne krahe dhe e ka transportuar me urgjence ne dalje te shkolles, ku kane mberritur ne pak minuta edhe prinderit e vogelushes. Mjeket thane se 14-vjecarja mberriti pa jete ne urgjence dhe nderhyrja ishte e kote, pasi kishte vdekur gjate rruges.

Pas ekspertizes mjeko-ligjore, shkak i vdekjes te se mitures eshte cilesuar pirja e nje sasie te konsiderueshme detergjenti, e konkretisht klori pllakash. Policia ka marre ne pyetje familjaret e te ndjeres, te cilet nuk kane ditur te japin shpjegime konkrete mbi veprimin e 14 vjecares. Mesohet se sipas familjareve dyshohet se e bija te kete qene ne stres per ngarkesen mesimore te fundvitit, qe nuk ka arritur ta perballoje. Prinderit mohuan qe ta kishin kritikuar, rrahur apo bere presion ndaj saj. Por grupi hetimor po verifikon nese ngjarja mund te jete edhe aksidentale, ndersa e mitura mund te kete pire detergjentin ne pakujdesi, pa e ditur se cfare shkaktonte.

Burime zyrtare te policise se Vlores thane dje per gazeten "KJ" se prinderit nuk kishin vene re asnje ndryshim ne sjelljen e 14-vjecares gjate diteve te fundit.

Tronditja ne familje, ngjarja e papritur

Ngjarja ka tronditur se tepermi familjen Kapaj ne Babice edhe per faktin se nuk kuptojne situaten dhe shkaqet pse vajza zgjodhi rrugen e flijimit. Diten e djeshme Klodiana eshte nisur per ne shkolle pa shfaqur asnje shqetesim, por diku rreth ores se pare ka kaluar ne gjendje shoku. Pasi ka perfunduar ekspertiza mjeko-ligjore, trupi i pajete i te mitures eshte terhequr nga familjaret per t'u percjelle per ne banesen e fundit.

Precedenti

Ngjarja e djeshme eshte rasti i dyte kur nje e mitur vendos t'i jape fund jetes. Vetem pak muaj me pare, nje 13 vjecare nga Vlora, qe jetonte me familjen te kabinat ne plazhin e vjeter, u vetevar ne tualetin e shtepise dhe aty u gjet e pajete nga familjaret, kurse motivet mbeten mister.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›