E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene/ Mashtronte per viza, prangoset e denuara

Gjate viteve te fundit ka mashtruar disa qytetare se do t'iu nxirrte vizat ne Greqi, por pas marrjes se shumes se lekeve eshte zhdukur per disa vjet. Policia e Gjirokastres ka ndaluar dje 53 vjecaren Minushe Haderi, banuese ne fshatin Kalivac te Tepelenes, e shpallur ne kerkim dhe denuar nga gjykata me 3 vite burg. Vendimi eshte dhene ne daten 16 maj 2007, ku Shkalla e Pare Gjirokaster ka vendosur deklarimin fajtore te Haderit per vepren penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit". Ne bashkepunim me nje person tjeter, i shpallur ne kerkim, e denuara ka mashtruar disa persona nga Gjirokastra dhe Tirana per viza greke.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›