E Diel, 1 Nëntor 2026

PEQIN/ Del perroi nga shtrati, permbyt 10 shtepi

Nje shi i rrembyeshem ka bere qe te permbyten 10 familje ne fshatin Pajove te rrethit te Peqinit. Ngjarja ka ndodhur dje, kur perroi i fshatit ka dale nga shtrati dhe ka permbytur shtepite. Demet e shkaktuara jane te medha. Banoret kane lajmeruar pushtetin vendor per permbytjen. Sipas njerit prej banoreve te demtuar Jonuz Kulla, permbytja ka ardhur pas ndertimit pa ndonje studim i nje rruge nga komuna qe ka bllokuar dhe perroin. Sipas tij, ngjarja mund te perseritet, ndaj kerkoi nderhyrjen e autoriteteve vendore. Reshjet e rena nje dite me pare kane shkaktuar probleme edhe ne zona te tjera.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›