E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet Hermesi, u zhduk per kryeqytetin

Elbasan- Gjendet ne Tirane 14 vjecari Hermes Aliaj. Sherbimet e policise se Elbasanit, ne bashkepunim me homologet kryeqytetas kane zbuluar se i mituri qe kishte braktisur shtepine mesditen e se merkures levizte ne kembe ne rrugen "Don Bosko". Femija eshte shoqeruar menjehere per ne Elbasan dhe i eshte dorezuar me pas familjes. Djali eshte shprehur gjate marrjes ne pyetje se ishte larguar me deshiren e tij nga kurioziteti per te vizituar kryeqytetin dhe prinderve nuk u kishte treguar pasi frikesohej se nuk do e lejonin. I mituri u zhduk ne rrethana misterioze mesditen e se merkures, duke i thene te emes se do te shkonte ne pishina se bashku me shoket. Familja me banim ne lagjen "Shen Koll" te Elbasanit, te afermit dhe policia, kane vazhduar kerkimet gjate dites se djeshme ne qytet, ne ane te lumit Shkumbin, ne periferi dhe ne fshatrat perreth Elbasanit. Madje kerkimet jane shtrire edhe ne qytetet fqinje, por zbulimi u be ne Tirane fale edhe fotografise se shperndare ne komisariate e pikat kufitare. Babai, Shpetim Aliaj dhe nena, kane rrefyer se djali ishte i rregullt dhe nuk largohej kurre pa njoftuar, ndersa i trembeshin nje rrembimi apo mashtrimi per qellime trafikimi, duke i kerkuar ndihme policise. Ne vitin 2002 ne tregun kryesor te Elbasanit u zhduk ne rrethana enigmatike edhe Artur Carja, i cili ende nuk eshte gjetur.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›