Kushtet dhe higjiena në tragete, në standarde mjerane
19/01/2011 Pas rënies së fluksit Drejtoria e përgjithshme Detare nis kontrollet, priten penalizime
DURRES- Drejtoria e përgjithshme Detare ka vendosur të nisë ushtrimin e kontrollit në të gjitha mjetet lundruese duke përfshirë si ato të transportit të udhëtarëve edhe anijet tregtare. Gjashtë muaj më parë, disa nga tragetet kaluan nën kontroll ngase pati shumë vërejtje nga udhëtarët, të cilët janë ankuar për kushte jo të përshtatshme lundrimi apo edhe për çmime të “kripura”. Kompanitë e lundrimeve janë shqiptare dhe italiane, ndërsa në portin e Durrësit operojnë përfaqësues të tyre. Këta të fundit nuk kanë asnjë të drejtë të ushtrojnë ndikim në çmim dhe as në mënyrën e menaxhimit të kompanisë duke mbetur nën varësi të plotë. Përfaqësuesit e disa agjencive janë ndeshur në pakënaqësitë e shprehura lidhur me kushtet higjienike, kulturën e shërbimit, kohën e nisjes e të mbërritjes dhe një sërë shërbimesh që afron trageti në lundrimet drejt Barit, Anokas, Triestes dhe në kthim.
Kontrollet
Drejtoria e Përgjithshme ka planifikuar fillimin e kontrolleve në të gjitha tragetet, të cilët kanë kaluar edhe nga regjistri detar. Këto mjete që marrin certifikatën e regjistrit detar klasifikohen të sigurt në kushtet e lundrimit. Por ajo që mbetet për t’u parë ka të bëjë me kulturën e shërbimit, gatishmëria dhe përvoja e ekuipazheve që menaxhojnë situatën në rastet e mbingarkesës etj. Për shkak të masave që ka marrë porti, kapitaneria, policia e kufirit dhe dogana në terminalin e udhëtarëve dhe kabinat e shërbimit e të kontrollit në portin e Durrësit janë përmirësuar në mënyrë rrënjësore. Nga ana tjetër udhëtarët shfaqin rezerva të mëdha deri në revoltë teksa brenda në tragete ndeshen me një tjetër realitet nga çfarë kanë prenotuar kabinën. Tani që fluksi ka rënë dhe qarkullimi i shtetasve shqiptarë e të huaj është ulur dukshëm Drejtoria Detare do të kontrollojë çdo gjë që ka të bëjë me politikën e përmirësimit të shërbimit ndaj udhëtarit. Udhëtarët kanë folur hapur për ankesat që lidhen me higjienën në traget dhe kabina, banjat aspak higjienike e pa ujë, çarçafët e pistë, batanijet që mbajnë erë të rëndë, kabinat e paajrosura dhe pa sistem ngrohje e ventilimi, shtretër të vjetër e të amortizuar, mosfunksionimi i dusheve si gatim shumë i dobët në traget. Këto e të tjera gjëra kanë shtyrë drejtorinë e përgjithshme të verifikojë nga afër e të dalë me një raport përfundimtar nga ku do të rrjedhin edhe masat. Sipas udhëtarëve, pohim që është pranuar deri diku nga autoritetet e kësaj drejtorie, disa kompani nuk plotësojnë asnjë nga kushtet që u afrohen udhëtarëve gojarisht duke sjellë tek shtetasit shqiptar e të huaj zhgënjim jo të vogël. Përpjekja e emigrantëve për të ndërruar kompani apo edhe tragetet ka qenë thuajse pa asnjë efekt të dukshëm ngase kushtet ose nuk ndryshojnë fare, ose ndryshojnë fare pak sa nuk bien në sy. Gjatë verës së kaluar udhëtarët kanë pohuar se bileta nuk ka justifikuar fare kushtet. Asokohe bileta në këmbë është shitur për 60 euro për një person, kurse mjeti autoveturë do të paguante edhe 35-40 euro të tjera duke shkuar në 100 euro bileta deri në Bari. Bileta për vendqëndrim në kabinë u shit me 70-75 euro, klasi i parë shkoi deri në 100 euro. Udhëtarët kanë thënë se në asnjë traget që lundron në ujërat shqiptare dhe prek portet shqiptare nuk bëhet fjalë për dhomë suitë apo kushte lundrimi në mjedise të klasit të parë pavarësisht se udhëtarëve u merren paratë. Drejtoria e përgjithshme e Deteve ka urdhëruar kapitaneritë e porteve Shëngjin, Durrës e Vlorë të hartojnë planet e tyre për të krijuar grupet e praktikës në kontrollet që do të nisin së shpejti.