E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, arrestohet autori i vrasjes së gruas në Qafë Thanë

Arrestohet autori i vrasjes së 24 vjecares Fatjona Sula gjatë ditës së djeshme në Qafë Thanë. Forcat e policisë së Korcës kanë vënë në pranga 27 vjecarin, Çelnik Meleqi, nga Rajca e Librazhdit si autor i masakrimit me gurë të nënës së dy fëmijëve me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë dhe banuese në Përrenjas.
 

Uniformat blu bëjnë të ditur se pas ndalimit të 27 vjecarit, ai e ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa dyshohet se Meleqi e ka kryer krimin për motive xhelozie.
 

24-vjeçarja Fatjona Sula, u gjet e masakruar, gjysëm e zhveshur, poshtë një ure, të mërkurën e 12 shtatorit në Qafë Thanë, të Pogradecit. Viktima u pikas nga një bari, i cili më pas ka njoftuar instancat policore.

Mësohet se policia ka gjetur në vendngjarje edhe shenjat e gomave të një automjeti si dhe një aparat celular që mendohet se është i viktimës.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të vrasjes së 24-vjeçares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›