Vrasja e Adem Tahirit, policia identifikon autorët

Ekzekutohet me shtatë plumba shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri. Ngjarja ka ndodhur në Sukth të Durrësit , ku gjatë një operacioni kontrolli për “armëmbajtje pa leje”, është goditur me armë zjarri automatik, Kryekomisar Tahiri. Policia ka identifikuar menjëhërë autorët, të cilët dyshohen se janë dy kushurinjtë Ilir dhe Arben Xhakja si dhe nipi i tyre Ledio Krasniqi, i cili i ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet te jene strehuar ne zonen e bregdetit "Rinia".
Ndërkohë nga hetimet paraprake policia zbardh edhe skemën e ngjarjes, ku mësohet se Shefi i komisariatit ka qenë i shoqëruar me punonjës të tjerë të policisë në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollit të një makine dyshohet se ka pasur një debat mes drejtuesit të autmojetit dhe policisë.
Pikërisht dyshohet se ky debat ka sjellë edhe që një tjetër automjet, i cili ishte pas këtij të ndaluarit dhe nga dera e pasagjerit ka dalë një person i cili ka qëlluar në drejtim të policisë, ku ka gjetur vdekjen shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.
Menjëhërë pas kësaj ngjarje dy automjetet që ndodheshin në vendin e ngjarjes janë larguar menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet. Madje këto hetime paraprake i konfirmon edhe deshmitarja e ngjarjes, e moshuara Lene Ndoja, e cila është plagosur nga plumbat që i janë drejtuar Kryekomisarit.
Pas ngjarjes së rëndë është ngritur në këmbë e gjithë Policia e Shtetit dhe janë dislokuar në Sukth. Forcat speciale RENEA kanë mbërritur menjëherë dhe kanë blinduar jo vetëm Durrësin, por edhe Sukthin, Shijakun dhe Fushë Krujën, ku kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve të ngjarjes, të cilët dyshohen se janë kushërinjtë Arben dhe Ilir Xhakja si dhe nipi Ledio Krasniqi, i cili dyshohet se i ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes, të njohur si persona me precedentë penale dhe madje Ilir Xhakja edhe si person i dënuar me 21 vjet burg, por ishte i lirë.