E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush janë autorët e ekzekutimit të Adem Tahirit?

Janë persona të njohur për Policinë e Shtetit. Persona që kanë një dosje voluminoze jo vetëm në polici e në Prokurori, por edhe në Gjykatë pasi kanë marrë edhe vendim të formës së prere, duke u dënuar me 25 vjet bug. Por kush janë dy të dyshuarit kryesorë për ekszkutimin e Shefit të komisaritatit të Shijakut, Adem Tahiri. IIir Xhakja është autori i dyshuar i vrasjes së Kryekomisarit pak muaj më parë ka dalë nga burgu, ku vuante dënimin për një vrasje, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash të tjera. Nuk ka qenë person i shpallur në kërkim, edhe pse në vitin 2007 ai është dënuar 25 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone. Këtë të fundit ai dyshohet se e vrau për t`u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu, pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun. Ilir Xhakja akuzohet si person i dyshuar për një sërë vrasjesh në rrethin e Durrësit që nga viti 1994. Procesi i tij vazhdon ende e kësaj dite në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për akuza të tjera. Ndërkohë që në 2007 ai është arrsetuar falë një operacioni të forcave të RENEA-s ne plazhin e Durresit, ne derdhjen e lumit Erzen. Personazhi qe padyshim ka bere jehone me futjet dhe daljet e tij nga burgu ne periudhen `93-`03, i ashtëquajturi Kapobanda i Shijakut, ka qene i armatosur, por nuk ka bere rezistence ndaj rrethimit te specialeve nga Tirana. Ndërsa edhe djali i xhaxhait të tij, Arben Xhakja, është person me precedentë penalë, por jo kaq shumë i përfolur sa kushëriri i tij, Ilir Xhakja. Të dy akuzohen se në bashkëpunoim kanë qëlluar Kryekomisarin.Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, i cili akuzohet vetëm se ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes dy autorët, Ledio Krasniqi, nuk është i njohur për policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›