E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëdorëzohet në polici autorja e vrasjes së Marash Tonajt

Vetëdorëzohet në polici autorja e vrasjes së Marash Tonajt në Dukagjin. Shtetasja 34-vjeçarja Lena Pjolli është vetëdorëzuar në komisariatin e Shkodrës, ku ka pranuar kryerjen e krimit për hakmarrje.
 

Mësohet se Tonaj e ka ekzekutuar me armë zjarri 49-vjeçari Marash Tonajt, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë prindërit e 34-vjeçares në 2003-shin. Marash Tonajt u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së martës në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë.
 

Viktima Marash Tonaj ka mbetur i vdekur në vend pas një breshëri plumbash në trup, ndërsa autorja është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Fillimisht u dyshua se vrasja e Marash Tonaj kishte lidhje me ekzekutimin e shtetasit, Petrit Lukri 34 vjeç në fillim të muajit prill të këtij viti.
 

Ndërkaq me 23 gusht të këtij viti një tjetër vrasje për gjakmarrje u shënua në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku u ekzekutua me armë 20-vjeçari Gjin Guri dhe u plagos vëllai i tij Xhevahir Guri. Mësohet së vëllezërit po ktheheshin në shtëpi, kur autorët u kanë bërë pritë dhe i kanë qëlluar me armë zjarri afër banesës së tyre. Kjo është e pesta vrasje që kryehet për gjakmarrje gjatë këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›