E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce arrestohet mashtruesi

Një 28 vjeçar me banim në Tiranë u prangos nga policia e Korçës nën akuzën e mashtrimit. I arrestuari është Marenglen Mario Tomori 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë person në kërkim, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 11.250 Euro shtetasit me iniciale A.H, shumë të cilën mohon t’ia kthejë. Vepra penale e konsumuar është ajo e “Mashtrimit” ndërkohë që për ngjarjen u njoftua Drejtoria e Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›