E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Gjermani bashkepunim ne fusha te ndryshme

Kryetarja e  Kuvendit, Jozefina Topalli priti një delegacion të Bundestagut gjerman, i cili po zhvillon një tur në vendet e rajonit, për të parë nga afër përpjekjet e tyre drejt integrimit në BE. Zonja Topalli ka ritheksuar gjatë takimit angazhimin për plotësimin e kritereve për integrimm, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështejen 20 vjeçare që Gjermania u ka dhënë shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sikundër theksuan deputetët e Bundestagut gjerman, ata mbështesin integrimin e vendet të rajonit në BE duke besuar se Europa do të fitonte dhe më shumë stabilitet, ndërsa inkurajuan edhe vendet që aspirojnë integrimin të përshtasin planin e tyre fiskal sipas masave të Eurozonës të iniciuara nga kancelarja gjermane Merkel
Një ndër këto masa theksuan deputetët gjermanë është dhe mbajtja nën kontroll i borxhit publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›