E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, banorët të frikësuar nga tërmeti


KORÇË- Banorët e qarkut juglindor të vendit janë përfshirë nga akthi pas lëkundjeve të një tërmeti që ka rënë në orët e para të mëngjesit. Ndonëse nga Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës informohet se nuk ka dëme, frika që ka përfshirë banorët ka qënë shumë e madhe. Duke iu referuar Qendrës Sizmologjike në qytetin e Korçës, tërmeti ka qënë me amplitudë 4.2 balle i shkallës Rihter. Sizmologu Ilir Bajlozi tha se tërmeti ka rënë në orën 2.28 pas mesnatës të së shtunës. Epiqendra e lëkundjes sizmike të tokës ka qenë në fshatin Sovjan, shtatë kilometra në jug të Pogradecit. Ndërkaq të njëjtat burime bëjnë të ditura për gazetën se thellësia e vatrës së tërmetit ishte dy kilometra nën tokë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›