E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, grabitet pika e Uester Union


LUSHNJE- Pas grabitjes së degës Uester Union në Cakran para një jave, një tjetër degë e saj është bërë pre e vjedhjes këtë radhë në fshatin Fiershegan të rrethit Lushnjë. Sipas policisë, aty janë vjedhur 700 mijë lekë të reja dhe tre mijë euro. Vjedhja është konstatuar rreth orës 09.00 të ditës së djeshme, në fshatin Fiershegan të rrethit Lushnjë. Kur pronari ka shkuar të hapë dyqanin në mëngjes, ka gjetur derën kryesore të thyer dhe më pas ka zbuluar edhe kasafortën e dëmtuar.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›