Korçë, bie poshtë buxheti dhe rritja e taksave vendore
19/03/2010 Këshilli Bashkiak nuk i jep miratimin. Për shkak të tarifave nuk u miratua as buxheti i bashkisë
Korçë- Ekzekutivi i Bashkisë Korçë, ditën e enjte, i kërkoi Këshillit të Bashkisë rritjen e tarifave familjare, çka do të thotë rritjen e tarifës së pastrimit, të gjelbërimit dhe të ndriçimit, por kjo kërkesë nuk mori dot miratimin e këtij këshilli. Këshilltarët e djathtë u pozicionuan kundër kësaj kërkese, ndërsa të majtët kërkuan me këmbëngulje rritjen e tarifave familjare. Kjo përplasje mes kërkesës për miratim dhe pozicionit kundër të palës tjetër zgjati së paku më shumë se tre orë, ku secila palë solli argumentet e veta. Për të majtët rritja e tarifave familjare u konsiderua e nevojshme, ndërsa për të djathtët rritjet e kërkuara ishin të pajustifikuara, sepse, së pari, Bashkia e Korçës nuk është në gjendje të ofrojë shërbime cilësore, çka do të thotë që qytetari duhet të paguajë atë shërbim që i ofrohet, së dyti, rritja e tarifave familjare nuk do të ishte e arsyeshme në një kohë kur qeveria po realizon uljen e taksave, dhe, së treti, dhe më e rëndësishmja, bashkia nuk kishte argumente bindëse, të cilat të justifikonin rritjen e tre taksave vendore.
Taksat
Për të majtët tarifa e pastrimit për këtë vit duhet të ishte 1400 lekë, për gjelbërimin 400 lekë, dhe për ndriçimin 500 lekë, gjë që për të djathtët u konsideruan si shifra të larta. Gjithsesi debati mbi tarifat familjare u përqendrua veçanërisht në tarifën e pastrimit, ku të majtët rritjen e kësaj tarife e shikonin të lidhur ngushtësisht me zbatimin e projektit të landfilldit (fushës së grumbullimit të plehrave), ndërsa të majtët kërkonin që për këtë gjë të kishte një marrëveshje me donatorët e këtij projekti, gjë që bashkia nuk e kishte realizuar deri më tani. Ndërkohë të djathtët edhe pse nuk ishin të gatshëm të miratonin tarifën e gjelbërimit, e mbështesnin atë me një rritje të arsyeshme, pasi siç u theksua nga ana e tyre, kjo vlen për zgjerimin e hapësirave të gjelbra mes pallateve, për shtimin e bimëve dekorative, për mirëmbajtjen e lulishteve, parqeve dhe zonave të gjelbra, pse jo edhe për shtimin e luleve në ballkonin e shtëpive të qytetit të Korçës, por edhe kjo tarifë nuk mund të miratohej në atë nivel që kërkohej nga ekzekutivi i bashkisë.
Edhe buxheti pa miratim
Pas më shumë se tre orë debatesh, tarifat familjare të kërkuara nga ekzekutivi u hodhën në votim, por nuk arritën të marrin numrin e nevojshëm të votave. Për rrjedhojë edhe buxheti i bashkisë nuk mundi të merrte dot miratimin, pasi në këtë rast ishin të majtët ata që nuk ishin dakord të miratonin buxhetin, sepse sipas tyre, pa u miratuar më parë tarifat familjare, nuk mund të miratohej buxheti. Për të gjitha këto arsye, miratimi i buxhetit u shty për mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje do të ketë edhe një informacion më të detajuar edhe mbi tarifat familjare. Nëse argumentet që do të parashtrojë ekzekutivi i bashkisë do të jenë bindëse, atëherë nuk është çudi që edhe këto tarifa të miratohen. Në të kundërt do të kërkohet të gjendet një zgjidhje mes palëve për të përcaktuar përfundimisht tre tarifat familjare, të cilët realisht rëndojnë drejtpërsëdrejti në xhepin e qytetarëve.