Klasik Kitaristët nga Zagrebi në skenën e arteve
Sezoni i pranverës me ritme të tjera muzikore në Akademinë e Arteve
Tingujt e kitarave do të vijnë pas disa ditësh në skenën e Akademisë së Arteve. Në vijim të koncerteve që po zhvillohen në kuadër të stinës koncertore të edicionit të nëntë të Klasik, një kuartet artistësh nga Zagrebi i Kroacisë do të japin një koncert në datën 6 mars. Sezonet koncertore ndërkombëtare të muzikës, që zhvillohen në vendin tonë organizohen nga shoqata kulturore Syri Blu dhe Miqtë e Muzikës. Gjatë aktivitetit të tij kulturor edicioni i Klasik ka sjellë emra të talentuar artistësh, të cilët janë shpërblyer me duartrokitje dhe në skenën shqiptare për atë që ata i kanë dhënë publikut. Në kuadër të koncerteve, sezoni i Klasikut në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur gjerman Feliks Mendelson Bartold zhvilloi disa ditë më parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit koncertin me muzikë dhome nga krijimtaria e këtij kompozitori, i cili sot renditet ndër emrat më të mëdhenj të muzikës klasike. Të ftuar në këtë koncert ishin artistët e njohur, violinisti Andreas Reiner,pianisti shqiptar Desar Sulejmani, dhe në violonçel ishte Pjetër Guralumi, ndërkohë që pianisti shqiptar Desar Sulejmani tashmë është i njohur për suksesin e tij në skenat evropiane. Gjithashtu në vijim të aktivitetit të tij, sezoni i nëntë ndërkombëtar i Klasik solli para disa ditësh një mbrëmje me muzikë napolitane në kryeqytet. Tingujt e muzikës napolitane erdhën me koncertin Serenata Napoletana. Koncerti që u zhvillua pranë Akademisë se Arteve në Tirane solli zërin e njohur të këngës napolitane Pietro Quirino, shoqëruar nga Quartetto Calace. Aktiviteti me muzikë napolitane u mbështet dhe nga Instituti Italian i Kulturës. Këngëtari Pietro Quirino u shoqërua në kitarë nga Giovanni DellAversana, në mandolinë nga Michele De Martino dhe Agostino Oliviero dhe në mandolë nga Edoardo Converso. Artistët u prezantuan me një program të rafinuar historik të këngës napoletane, duke kaluar nga muzika klasike në atë tradicionale etnike e më pas tek këngët e autorëve, përmes zhanrit të ndryshëm të muzikës napoletane. Interpretimit rigoroz linguistik të Tarantella Napoletana, Funiculi funicula, I te vurria vasa, O sole mio, Torna a Surriento, iu bashkua një teatralizim i këndshëm dhe një prekje delikate e elementëve metahistorik të pranishëm në çdo pjesë. Ky grup i jashtëzakonshëm artistësh ka bashkëpunuar me interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare. Me anë të koncertit Serenata Napoletana publikut iu përcoll një itinerar historik mjaft i detajuar i këngës napolitane, i cili ndjek një linjë shumë filozofike. Programi ishte mjaft i artikuluar dhe ekzekutimi ishte i një niveli shumë të lartë. Edhe koncerti i radhës që do të zhvillohet në datën 6 mars premton të sjellë tinguj të magjishëm të muzikës për publikun. Kalendari pesë mujor (janar-maj 2009) i këtij aktiviteti përmban shfaqje të ndryshme të muzikanteve nga shumë vende të botës si: Franca, Italia, Zvicra, Çekia, Gjermania, Shqipëria, Spanja, Rusia, Austria, Hungaria dhe Izraeli. Qëllimi i koncerteve dhe ngjarjeve të mbajtura në kuadrin e sezonit koncertor ndërkombëtar të muzikës Klasik është të promovojë vlerat muzikore interpretuese europiane dhe kombëtar për të krijuar një platformë integruese dhe për të pasuruar jetën artistike dhe kulturore shqiptare.