Korçë, çmime në javën e muzikës
Korçë- Në qytetin e Korçës është hapur java e muzikës. Në sheshin para katedrales së qytetit, banorë të moshave të ndryshme kanë shijuar për disa orë tingujt e këngës popullore dhe asaj qytetare, të cilat janë kënduar nga këngëtarët e njohur Eli Fara, Vëllezrit Prifti, grupi i Tepelenës etj.
Në një skenë të improvizuar koncerti i këngës qytetare dhe asaj popullore ka vazhduar deri në mesnatë, ku nuk kanë munguar edhe vlerësimet për personalitetet e muzikës të qytetit.
Këshilli artistik i bashkisë ka vlerësuar me çmime dhe tituj nderi, kompozitorin Josif Minga, si një nga figurta e spikatura në fushën e kompozimit dhe pjesëmarrjes në festivalet e shumta folklorike.
Një çmim special është rezervuar edhe për këngëtaren Eli Fara. Pas vdekjes është nderuar instrumentisti dhe muzikanti Pavllo Sholla, si hulumtues i talenteve të reja.
Gjatë gjithë kësaj jave Korça do presë këngëtarë dhe grupe të ndryshme muzikoreku do të jepen koncerte në sheshet, parqet dhe lokalet e qytetit.