Mejer: Pa kompromis me Athinën ska anëtarësim në BE
Europarlamentari dhe raportuesi i Parlamentit Evropian, Erik Mejer pret që Maqedonia t’i filloj negociatat me BE-në në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
“Kam shpresuar se deri më tani do të fillonin negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë, por zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe problemi me Greqinë për çështjen e emrit, e kanë shtyer këtë perspektivë”, deklaroi Mejer.
Ai theksoi se problem për fillimin e negociatave është sepse qeveria greke vazhdonë të insistojë në ndryshimin e emrit.
Kjo Maqedonisë i lë dy mundësi, ta ruaj emrin dhe të mbesë jashtë BE-së dhe NATO-s ose të arrijë konsensus me Greqinë për t'u anëtarësuar, që është shumë e dhimshme për Maqedoninë, deklaroi Mejer.
“Emër i përbërë në të cilin do të përfshihet emri Maqedoni është propozimi për të cilin duhet të bisedoj Qeveria e re e Maqedonisë me Greqinë, por frigohem se pa marrëveshje me grekët nuk do të bëni hap përpara. Nëse nuk arrihet kompromisë, nuk do të ketë hyrje të Maqedonisë në BE” theksoi Mejer. (INA)