Korçë, dhunohen katër zyra elektorale të LSI-së
KORCË- Dhunohen katër zyra elektorale të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qytetin e Korçës.
Mësohet se janë dhunuar zyrat në lagjet Nr. 1, 2, 13 dhe 14 të qytetit.
Në këto zyra janë thyer xhamat, janë hequr posterat si dhe flamujt e LSI.
Nuk dihet ende kush janë personat që kanë kryer këto akte, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin e tyre.
Pritet që në lidhje me ngjarjen të ketë edhe një reagim nga zyrta e shtypit të LSI.
(m.a/BalkanWeb)