Miratohet propozimi i KE. Rehn: Lehtësim vizash për Kosovën
BRUKSEL- Sot këtë e konfirmoi edhe Komisioneri evropian për zgjerim Oli Rehn, i cili tha se Komisioni po parasheh të dalë me një propozim për lehtësim të vizave për Kosovën që, sipas tij, eventualisht mund të çojë edhe në liberalizim.
Sido që të jetë e tërë kjo nga ana e Brukselit rezervohet me thënien se duhet të plotësohen kushtet dhe procesi mund të nisë pas arritjes së tyre.
Ndryshe, kushtet janë të karakterit politik por edhe teknik: aspekti politik i përket vet Brukselit, pasi që duhet 27 vendet anëtare, përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë, të japin dritën jeshile për nisjen e procesit.
Ndërsa aspekti teknik ka të bëjë me obligimet e autoriteteve Kosovare që të plotësojnë kushtet e kërkuara që dalin nga udhërrëfyesi, të cilin eventualisht e marrin pasi që të arrihet pajtimi për këtë gjë në Bruksel.
Sido që të jetë vendimi i mbrëmshëm që u formalizua edhe në konkluza të takimit konfirmon se Bashkimi Evropian do tentojë të gjejë mënyra se si kosovarët të mos jetë anashkaluar nga regjimi i lëvizjes së lirë të cilin, deri në fund të vitit të ardhshëm, do e gëzojnë qytetarët e të gjitha shteteve tjera në rajon.
(m.a/rtk/BalkanWeb)