Maqedoni, edhe 3 viktima nga A/H1N1
SHKUP- Edhe tre pacientë të tjerë të prekur nga gripi A/H1N1 ndërruan jetë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara. Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeçar nga Manastiri i cili vuante nga kardiomiopatia dhe dy gra të moshës 71 dhe 75 vjeçare nga Shkupi, njëra me kardiomiopati, ndërsa tjetra me diabet dhe probleme të zemrës.
Në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe katër pacientë, të cilët janë në respirator.
Siç njoftoi në takimin e sotëm me gazetarët drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviq, "pacientët ishin në gjendje të rëndë klinike, me bronkopneumoni dhe ka pasur keqësim të sëmundjeve të tjera që mbartnin". Në fakt ata ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për sëmundje infektive janë kontrolluar 33 pacientë të rinj prej të cilëve nëntë janë shtruar. Nga fillimi i pandemisë deri më tani në Klinikë janë shëruar 609 pacientë.
Në Maqedoni deri më tani nga gripi i ri kanë humbur jetën 12 persona.
(m.a/BalkanWeb)