8 Dhjetori, Berisha: I vetmi që nuk festoi ishte kreu i opozitës
BON- Kryeministri Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane që po zhvillon punimet në Bon të Gjermanisë. Në fjalën e tij në këtë kongres, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të zhvillimeve demokratike dhe ekonomike në Shqipëri, 19 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste.
Duke folur për 8 dhjetorin, Kryeministri Berisha theksoi se në manifestimin madhështor në sheshin “Skënderbej” festuan mbi gjysmë milionë qytetarë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, Kryeministri nënvizoi gjatë fjalimit të tij se viti 2009 ishte një vit i mbarë, plot me ngjarje të rëndësishme për shqiptarët
“Shqipëria iu bashkua NATO-s. Në qershor të këtij viti ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ëatchdog-et, si më të mirat në historinë e vendit. Këto zgjedhje nuk patën manipulime të rezultatit dhe as numërim të parregullt, ishin zgjedhje në të cilat çdo votë u numërua, fotografua, si dhe u shfaq madje edhe në ekranet e qytetit dhe të komisioneve të numërimit” theksoi Berisha duke u shprehur se i vetmi që nuk festoi rrëzimin e murit të Berlinit në Shqipëri ishte kreu i opozitës, për shkak të vendimit për të bojkotuar kuvendin e për të mos njohur zgjedhjet.
(e.n/BalkanWeb)