A/H1N1, dy raste të reja në Kukës e Has
KUKES- Dy raste të reja me gripin e derrit shënohen në Kukës dhe në Has, ku mjekët i kanë dhënë tamiflunë dy të prekurve që në momentin e parë që dyshoheshin me A/H1N1. Ndërkohë analizat e mbërritura në Tiranë që përpara disa ditësh konfirmojnë se një fëmijë 10 vjec nga Hasi dhe një 32 vjecar nga Kukësi, janë prekur nga grip i derrit.
Pas shtrimit në spitalin infektiv të Kukësit ku morën tamiflunë dy të prekurit u transportuan drejt QSUT në Tiranë, ku aktualisht gjenden jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë burime nga spitali thonë se cdo ditë ka persona që dyshohet se janë të infektuar me A/H1N1 në këtë rreth duke hedhur dyshimin për një prekje masive nga virusi.
(m.a/News24/BalkanWeb)