Maqedoni, politika reagon pas anulimit të negociatave me BE
SHKUP- Më 7 dhjetor, Maqedonia u bllokua përsëri nga Republika e Greqisë, në një lëvizje të ngjashme gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht, deklaroi në parlamentin maqedonas, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Petar Pop-Arsov.
"Kjo është për ne një humbje e madhe, por Maqedonia do të vazhdojë t'i përkushtohet procesit eurointegrues. Reformat vazhdojnë dhe do të bëjmë gjithçka që varet prej nesh", shtoi Pop-Arsov, i cili është kryetar i Komisionit të Parlamentit për Çështjet Evropiane.
Menduh Thaci është shprehur se vendi tashmë ndodhet në krizë. Kreu i partisë shqiptare më të madhe në opozitë tha se maqedonasit po të duan të mbrojnë trungun dhe identitetin e tyre duhet të bëjnë urgjentisht marrëveshje politike me shqiptarët. Kjo marrëveshje sipas tij është projekt i PDSH-së
Rafiz Aliti, i Bashkimit Demokratik për Integrim, theksoi se ''duhet të falënderojmë BE-në për shansin e dhënë, me qëllim që edhe gjashtë muajt e ardhshëm t'i shfrytëzojmë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin''.
"Këto gjashtë muaj duhet t'i shfrytëzojmë edhe me ndihmën e miqve tanë SHBA-në dhe miqtë evropianë për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë. Pres që BDI-ja të ketë rol më aktiv gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Këtë e kërkon edhe elektorati ynë", deklaroi Aliti.
"Interesi i Maqedonisë, i Ballkanit dhe i Greqisë është që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet. Ky problem nuk është më në kuadër të dy shteteve për vetë faktin se në të u përfshi edhe
BE-ja", tha Aliti.
Flora Kadriu, e Demokracisë së Re, kërkoi mbajtjen urgjente të ''një takimi të liderëve politikë për marrjen e një informacioni më të hollësishëm për gjithë atë që ka ndodhur''.
(m.a/BalkanWeb)