E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të tjera fakte për pasurimine Ministrit Prifti

TIRANE-Partia Socialiste ka vijuar dhe sot zbulimin e të tjera fakteve në lidhje me deklaratën e pasurisë së Ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti. Ermonela Felaj, deputete e PS deklaroi sot se afera korruptive u shënua vetëm pasi biznesmeni që i bleu ministrit aksionet, u emërua anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

“Prifti ka patur përfitime të paligjshme. Prifti ia shitit aksionet e firmës së tij një biznesmeni që u emërua në shtator të vitti 2009 në OST, ndërkohë që Dritan Prifti ushtronte detyrën e tij si Ministër i Energjitikës. Pikërisht 3 muaj pasi e emëroi në OST, Prifti ia shiti aksionet biznesmenit, kushëri i Ministrit të Shendetësisë Petrit Vasili. Vetëm një muaj më vonë kusheririn e Vasilit i kalon aksionet me vlerë transaksionesh. ”

Sipas Felajt, Ministri Prifti ka kryer konflikt të madh interesi, evazion fiscal në shuma të mëdha. “E megjithatë, Berisha, prokuroria heshtin”, tha deputetja socialiste sot në një konferencë për shtyp nga selia e PS.

Një ditë më parë, PS dy pasuri të tjera të Dritan Priftit me vlera miliona euro, duke i kërkuar Prokurorisë të hetojë.

Sipas PS, Dritan Prifti nuk ka deklaruar në deklaratën e pasurisë së tij një kat të tërë pallati me sipërfaqe 400 metra katrorë në një nga zonat më luksoze të Tiranë, si dhe një vilë që po ndërton në Lundër vlera e së cilës llogaritet në mbi 1 milion euro. Këto janë përmasat skandaloze të korrupsionit të ministrit Prifti dhe qeverisë Berisha-Meta.”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›