Tiranë. Presidenti Topi pret delegacionin Italian
Gjatë takimit me diplomatët italianë kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese me Italinë duke shprehur edhe ndjeshmërinë ndaj gjithë projekteve që Klubi Rotarian ka realizuar në Shqipëri.
TIRANE-Bamir Topi zhvilloi sot nje takim me Guvernatorin e Distriktit italian 2090 të Klubit Ndërkombëtar Rotarian dhe delegacionin që e shoqëronte, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës italiane në Tiranë, Saba D’Elia. Kreu i shtetit shqiptar, pasi bëri një përshkrim të arritjeve të Shqipërisë dhe reformave të kryera në funksion të hyrjes në NATO dhe realizimit të aspiratës integruese në Bashkimin Evropian, vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese me Italinë duke shprehur edhe ndjeshmërinë ndaj gjithë projekteve që Klubi Rotarian ka realizuar në Shqipëri sidomos në fushën e mjeksisë. Nga ana e tij, Guvernatori italian i Distriktit 2090 të Klubit Ndërkombëtar Rotarian, Xhuzepe Ferruço Skuarça tha se interesi i Klubit Rotarian dhe i drejtuesve nga Italia është që të rritet miqësia dhe bashkëpunimi italo-shqiptar duke realizuar projekte të përbashkëta si përshembull hapja e qendrave të rehabilitimit për të sëmurët psikikë, kirurgjia rigjerative, qendra për kujdesin shëndetësor të fëmijëve, etj. Po sot kreu i shtetit priti ne nje takim drejtorin per ceshtjen e sigurise ne NATO Majkëll T. Evanof, i cili po zhvillon këto ditë një vizitë pune në vendin tonë. “Pas anëtarësimit në Aleancën më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë klasa politike, institucionet dhe shoqëria shqiptare janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë në rritje dhe për përkushtimin në realizimin me standarde të angazhimeve që kërkon përkatësia euro-atlantike”, - nënvizoi gjatë bisedës Kryetari i Shtetit. Ai shprehu qëndrimin se “Shqipëria mbështet dhe vlerëson lart politikën e dyerve të hapura të Aleancës në drejtim të demokracive që dëshirojnë dhe janë të afta të marrin përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit”, Në këtë pikë Kreu i shtetit pasi vuri në dukje situatën e re të qëndrueshmërisë sidomos pas shpalljes së shtetit të ri të Kosovës, theksoi se ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor padyshim që do të jetë në gjirin e strukturave euro-atlantike.
(m.a/News 24/BalkanWeb)